Hapësire reklamuese

Aktualitet

U arrestua sot para Kuvendit, Altin Hila doli në protestë për djalin e tij të sëmurë, kërkohet ndihmë përmes GoFundMe

Shkruar nga Newsbomb
U arrestua sot para Kuvendit, Altin Hila doli në protestë për
Altin Hila

Protesta e zhvilluar sot në ambientet e jashtme të Kuvendit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Mes të ndaluarve është edhe Altin Hila, i cili prej ditësh ka dalë në protestë së bashku me djalin e tij të sëmurë, për të kërkuar mbështetje nga shteti.

Sipas burimeve, Hila po mbahet në qeli dhe pritet të qëndrojë 72 orë derisa të dalë përpara gjykatës. Ai është baba i një fëmije të paralizuar, i cili nuk ecën, nuk flet dhe ushqehet përmes stomakut. Arrestimi i tij ka ngjallur reagime të forta, ndërsa protestuesit kërkojnë më shumë vëmendje ndaj familjeve në nevojë.

Nisur nga situata e fundit, është vendosur hapja e një GoFundMe për të ndihmuar sadopak këtë familje.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese