Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Pas kësaj proteste është Rusia”, Gonxhja: Një pjesë e protestuesve janë naivë

Shkruar nga Newsbomb
“Pas kësaj proteste është Rusia”, Gonxhja: Një
Foto ilustruese: Blendi Gonxhja

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, folur në emisionin “Now” në Euronews mbi rolin e aktorëve të huaj mbi protestën që po zhvillohet ën Tiranë. Ai tha se “për rusët mund të them me bindje që janë një nga ndikimet më kryesore të provuara, përmes algoritmeve dhe gjithë prapaskenës që lidhet me gjithçka që ndodh virtualisht”.

Sipas tij Rusia dhe në disa raste edhe Irani, përdorin teknika për të manipuluar perceptimin publik. Ai shpjegoi se një pjesë e protestës mund të jetë e ndershme dhe e çiltër, por imazhet e saj mund të zmadhohen dhe të ekzagjerohen përmes rrjeteve sociale dhe algoritmeve, duke krijuar një realitet të shtrembëruar.

Për rusët mund të them me bindje që janë një nga ndikimet më kryesore të provuara, përmes algoritmeve dhe gjithë prapaskenës që lidhet me gjithçka që ndodh virtualisht. Edhe me gjithë mënyrën se si instrumentalizohet një pjesë që mund të jetë më naive, që mund të jetë e ndershme dhe që mund të jetë e çiltër. Ka një pjesë të çiltër të protestës që mund ta instrumentalizosh. Nuk të manipulon në këtë lloj mënyre. Të merr imazhin e një proteste, ta gjeneron, ta rrit, ta zmadhon, ta ekzagjeron dhe ta jep në mënyra të ndryshme. Në ëarfare-in digjital është Rusia; ka qenë edhe Irani.”-tha Gonxhja

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese