Hapësire reklamuese

Politikë

Përplasjet para Parlamentit, Bushati: Dhuna është strategjia e fundit për të shuar protestën

Shkruar nga Newsbomb
Përplasjet para Parlamentit, Bushati: Dhuna është strategjia e
Andi Bushati

Pas incidenteve që u regjistruan para Parlamentit, analisti Andi Bushati ka deklaruar se dhuna është strategjia e fundit e Edi Ramës për të shuar protestën.

Bushati ka deklatuar në TPZ se Rama po tenton me çdo mënyrë që të “fikë” protestën.

Sipas analistit, duke provuar të gjitha strategjitë, tashmë po testohet dhuna në mënyrë që protesta që është futur në muajin e dytë, të shuhet.

Bushati: Ka 33 ditë që Rama nuk do të shohë realitetin në sy. Njëherë agjent të grekut, Iranit, serbit, pastaj një komplot i botës.

Pse Rama është sot për dhunë? Edi Rama për herë të parë nuk ka përballë gogolin Sali, ka ngelur pa narrativë ndaj masës së madhe të qytetarëve që kanë dalë në shesh. Po teston me çdo mënyrë të fikë protestën. Filloi me punën e agjentëve. Thoshin është kërkesa kaotike pa kërkesa. Kur dolën kërkesat, thoshin a pse këto janë. Kur dalin figurat, thonë a këto janë të përlyer.  Pra regjimi të zgjedhë edhe kundërshtarin.

Pasi ka testuar një diversitet strategjish, Rama po teston të riut, thotë mos jep sukses ushtrimi i dhunës, mos frikësohen. Pra dhuna është një gjë e menduar strategjikisht, është faza e re për të fikur protestën.

E prandaj edhe sot, pamë një episode të kësaj strategjia. Shteti ushtroi dhunë dhe prandaj më duket jo legjitime të thuash, është strategji e protestës dhuna? Protesta reagoi, dhunën e ushtruan kamikazët e policisë. Është kriminale. Trup për kriminelët që japin urdhëra të paligjshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese