Hapësire reklamuese

Politikë

"Më shpejt se ç'mendon, me plumb ballit", Erion Braçe publikon mesazhin ku e kërcënojnë për "vrasje", deputeti: Dy duar për një kokë janë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
"Më shpejt se ç'mendon, me plumb ballit", Erion
Ilustrim: Deputeti socialist Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar në llogarinë e tij disa nga komentet dhe mesazhe që i kanë mbërritur në rrjetet sociale, nga përdorues të ndryshëm dhe qytetarë që pretendojnë se dalin çdo mbrëmje në protestë, ku e kërcënojnë drejtpërdrejtë me jetë.

Ai e quan këtë fushatë "fashizëm online" që duhet të përballet me forcën e ligjit, sepse kërcënimet janë të drejtpërdrejta, sulmet fizike dhe dhuna po ashtu, ndaj si të tilla to duhet të marrin fund.

"Nderkohe qe po shkruaj, nje tjeter kercenim me emer e mbiemer mberriti ketu dhe thote qe do me vrase shume me shpejt nga cmendoj une", shkruan ndër të tjera Erion Braçe.

Deputeti socialist i përgjigjet tërthorazi edhe një eurodeputete të Parlamentit Europian, e cila publikoi në llogarinë e saj përgjigjen e Erion Braçes ndaj një aktiviste që e kishte ofenduar në komente dhe ai i ishte përgjigjur me mesazh privat në Instagram.

"Me dhune po krijohet ideja qe sulmi fizik, i drejtperdrejte, pastaj me veze, miell, gure, pllaka, hekura etj, eshte demokratik dhe ndodh ne Evrope; i meshuan kesaj edhe kjo nena eurodeputete dhe deputete qe i perkasin botes se dhunshme ne vendet fqinje; jo, dhuna nuk eshte demokratike, dhuna eshte krim! Nuk tolerohet", vijon reagimi i Erion Braçes.

Ai ka publikuar dhe një video ku tregon disa nga komentet dhe mesazhet e qytetarëve, kryesisht me llogari anonime, ku e kërcënojnë me vrasje, me plumb në ballë e shumë të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese