Në protestën që u mbajt ditën e sotme përballë Kuvendit, nuk munguan as incidentet, ku u përdor gazlotasjellës nga policia, pas përplasjet me protestuesit. Disa nga këta të fundit u shoqëruan në Komisariate, ndërsa të lënduar mbeten edhe disa efektivë policie.
Por duket se në protestë kanë marrë pjesë edhe anëtarë të Partisë Demokratike, ku kreu i degës lokale të Mamurrasit Preng Lalaj, është parë që të jetë në mesin e protestuesve.
Ministri Lamallari ka publikuar fotot e tij nga protesta teksa ironizon se Lalaj është i indinjuar për flamingot e Zvërnecit. Sipas ministrit, ai edhe anëtarët e tjerë të PD-së, janë të gatshëm që të “djegin" Shqipërinë për Sali Berishën.
“I indinjuar për flamingot e Zvërnecit dhe Kryetari i partisë së molotovarëve të Mamurrasit
Patjetër dhe simbolet kombëtare, nuk i kursejnë ata që janë të gatshëm të djegin Shqipërinë për babain e tyre shpirtëror!”, shkruan ministri në Facebook.
Po vetë Lalaj në Facebook, i ka kërkuar deputetëve të PD-së që të heqin dorë nga mandatet dhe t’i bashkohen protestuesve.
“Si demokrat i 90. mendoi qe deputetet e PD.se te hedhin mandatet dhe ti bashkohen protestes nese e doni kete vend ky eshte momenti historik sot o kurre per ta shpetuar shqiperine nga dora e zeze kriminale dhe mafja boterore qe po shpopullon shqiperine dhe po e shet ate ne treg te zi, zakon kane pase shqiptaret plumbin per tradhetaret”, shkruan ai.
