Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, tre persona përfundojnë në spital mes tyre edhe një i mitur

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, tre persona përfundojnë
Foto nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lavan-Tepelenë në afërsi të fshatit Buzmadh, ku një automjet tip “Volsvagen Touran” ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake në automjet po udhëtonin tre persona të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Fier.

Burime nga spitali bëjnë me dije se gruaja dhe i mituri ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit vijon të jetë në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekeve

Shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese