Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mendoni se shqiptarët nuk e dallojnë dot ujkun kur maskohet si mama dhia?, Taulant Balla: Qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove u distancua përfundimisht nga dhuna e këtyre mbeturinave

Shkruar nga Newsbomb
Mendoni se shqiptarët nuk e dallojnë dot ujkun kur maskohet si mama
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së paradites së sotme e cila u shoqërua me përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Balla ka përdorur metafora për të përshkruar situatën ku shprehet se “populli shqiptar e njeh ujkun edhe kur maskohet si mama dhia, lëre më si flamingo”.

Ai thekson se dhuna nuk mund të fshihet pas fasadës së qytetarisë dhe se qytetaria e bulevardit të flamingove është distancuar përfundimisht nga “mbeturinat politike e sociale” që sipas tij morën peng protestën. Ai shtoi se koha e dialogut me qytetarët që kishin arsye për të protestuar po afrohet, duke përmendur shqetësimet për natyrën dhe zemërimin ndaj abuzimit të pushtetit.

Po si kujtoni ju se populli është budalla? Po shqiptarët e njohin ujkun edhe kur maskohet si mama dhia, lëre më si flamingo. Nuk e fshehët dot egërsinë talebane nën pendët e bukura rozë. Qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove u distancua përfundimisht nga dhuna e këtyre mbeturinave politike e sociale që morën peng protestën. Edhe pak dhe do të vije natyrshëm koha e dialogut me ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Që nga shqetesimet për natyrën deri tek zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin mbi karrigen e pushtetit, dëgjimin dhe reflektimin tonë”, shkruan Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese