Protestuesit
Protesta e 33-të kombëtare ka nisur me incidente, pasi disa protestues kanë sulmuar gazetaren e Top News, Keida Muka.
Gjatë kohës që gazetarja ishte duke raportuar drejtpërdrejt, ajo është shtyrë nga pas nga një protestuese, e cila, sipas pamjeve, e ka goditur fizikisht.
Më pas, protestues të tjerë iu afruan gazetares dhe i bënë thirrje të largohej nga raportimi "live".
Pas incidentit, gazetarja u largua nga raportimi e prekur. Ndërkohë, edhe televizioni Top News ka reaguar, duke dënuar publikisht aktin ndaj gazetares.
Sondazh
Poll
