Hapësire reklamuese

Aktualitet

Olsian Çelës i përfundoi mandati, "Qeveria e Prokurorëve" njofton KRITERET që duhet të përmbushë Kryeprokuroi i ri i Republikës

Shkruar nga Newsbomb
Olsian Çelës i përfundoi mandati, "Qeveria e
Olsian Çela, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar këtë të enjte, datë 2 Korrik, seancën plenare me rend dite hapjen e procedurës administrative dhe publikimin e thirrjes për aplikim për funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.

Kandidatët e interesuar kanë 30 ditë afat nga data e shpalljes së thirrjes publike për të paraqitur aplikimin dhe dokumentacionin që provon përmbushjen e kushteve ligjore të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vijojë me verifikimin e dokumentacionit dhe zhvillimin e procedurave të përzgjedhjes, në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi.

Aktualisht, Olsian Çela është Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë dhe pas 7 vitesh në këtë detyrë, ai do të zëvendësohet nga një tjetër magjistrat, pasi mandati është pa të drejtë rizgjedhje.

Prokurori i Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë, zgjidhet nga Kuvendi me një shumicë të cilësuar prej tre të pestash të të gjithë deputetëve, ndërmjet kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Mandati i tij është 7-vjeçar dhe nuk mund të rinovohet.

Në përputhje me nenin 22 të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” dhe rregulloren e miratuar nga Këshilli, kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  1. Të kenë 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur;
  2. Të jenë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës ose të kenë gradë shkencore në drejtësi;
  3. Të mos kenë mbushur moshën e daljes në pension sipas nenit 64, pika 3, të ligjit nr. 96/2016;
  4. Të mos kenë mbajtur, gjatë 10 viteve të fundit, funksione politike në administratën publike;
  5. Të mos kenë mbajtur, gjatë 10 viteve të fundit, pozicione drejtuese në partitë politike;
  6. Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para datës 2 korrik 1991;
  7. Të mos jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  8. Të mos kenë qenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të inteligjencës;
  9. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vijojë me verifikimin e dokumentacionit, vlerësimin e kandidatëve dhe zhvillimin e procedurave të mëtejshme të përzgjedhjes, në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren përkatëse.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese