Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e fundit, duke e cilësuar kalimin në dhunë fizike si “produktin e vetëm” që mund të sjellë “korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës”.
Ai i përshkroi protestuesit e dhunshëm si “koleksionistë të precedentëve kriminalë” dhe përmend “duar të huaja” pas tyre.
Rama theksoi se përballë kësaj situate nevojitet durim, ndërsa më pas do të vijë koha e reflektimit.
“Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre! Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit” shkruan Edi Rama.
