Mijëra qytetarë të Tiranës po vazhdojnë sonte, në ditën e 33-të, protestën qytetare përmes së cilës kërkojnë largimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe shfuqizimin e disa ligjeve që lidhen me investitorët strategjikë dhe zonat e mbrojtura.
Pas disa orësh në bulevard, ku janë mbajtur fjalimet e përnatshme, turma ka nisur marshimin brenda unazës së vogël të kryeqytetit.
Edhe përse pritej një numër i vogël pjesëmarrësish, për shkak të ngjarjeve që u regjistruan sot përpara Parlamentit dhe mes protestuesve pati edhe nga ata që ishin kundër përshkallëzimit, qytetarët janë sërish me mijëra.
Policia e Shtetit u është përgjigjur me forcë akteve të dhunës të regjistruara paraditen dhe mesditën e sotme përpara Parlamentit, ku u sulmuan me gurë dhe sende të forta efektivët, ndërsa u shkatërruar edhe një makinë patrulle.
Protestuesit e kanë gjykuar si joproporcional reagimin e Policisë së Shtetit, ndaj kundërpërgjigja ka qenë e fortë dhe disa prej tyre janë ndaluar.
