Hapësire reklamuese

Bota

Tërmetet që “shkundën” Venezuelën! Thellohet bilanci i viktimave, gati 2600 të vdekur dhe dhjetëra mijëra të tjerë të zhdukur e të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Tërmetet që “shkundën” Venezuelën! Thellohet
Foto nga Venezuela

Numri i të vdekurve prej dy tërmeteve tragjike që goditën Venezuelën më 24 qershor, tashmë është rritur. Bilanci tregon që janë 2,595 viktima. Të dhënat e fundit zyrtare u publikuan nga Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, pas një procesi të detajuar verifikimi të identitetit të viktimave.

Ndërsa të plagosur janë më shumë se 12, 400 njerëz, teksa numri i të zhdukurve ka shkuar në 38,50 persona.

Edhe dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi janë dëmtuar rëndë 800 ndërtesa, prej të cilave 189 janë shkatërruar plotësisht. Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP) ka vlerësuar se kostoja e dëmeve të drejtpërdrejta fizike nga ky tërmet arrin në rreth 6.7 miliardë dollarë.

Grupe shpëtimi ndërkombëtare janë ende duke operuar në vend. Ndërkohë një 47-vjeçar i identifikuar si Herman Gil është nxjerrë i gjallë nga rrënojat 8 ditë pas tërmetit.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese