Trupi i pajetë i gazetares meksikane Roxana Guzman, e cila u rrëmbye nga shtëpia e saj në mes të qershorit, është gjetur në një banesë në shtetin Veracruz. Autoritetet konfirmuan se trupi i përkiste drejtoreshës së një media lokale.
Pamjet e kamerave të sigurisë treguan momentin kur dy persona me kapuç hynë me forcë në shtëpinë e saj dhe e rrëmbyen. Pas hetimeve, policia arrestoi tetë persona, mes tyre edhe katër oficerë të policisë bashkiake, të cilët dyshohet se ndihmuan grupin kriminal me mbështetje logjistike.
Veracruz është një nga zonat më të rrezikshme për gazetarët në Meksikë. Vetëm këtë vit, tre gazetarë janë vrarë në këtë shtet, mes tyre edhe Luis Angel Lopez Valdes në qershor dhe Carlos Castro në janar. Guzman kishte marrë kërcënime për punën e saj dhe ishte nën mbrojtje nga autoritetet lokale.
