Hapësire reklamuese

Politikë

“Hapni llogari false”, mesazhi në WhatsApp rezultoi i krijuar me AI, Mazniku ironizon: Keni përdorur aplikacion të lodhur

Shkruar nga Newsbomb
“Hapni llogari false”, mesazhi në WhatsApp rezultoi i krijuar
Foto ilustruese

Ish-ministri dhe deputeti i PS-së, Arbjan Mazniku, ka reaguar pasi në rrjetet sociale qarkulloi një imazh ku pretendohej se shfaqej një mesazh i tij në WhatsApp, në të cilin kërkohej hapja e llogarive false në rrjetet sociale për të bërë sa më shumë komente.

Mazniku ka publikuar një tjetër imazh, për të cilin thotë se tregon se fotografia e bërë virale në rrjetet sociale është krijuar me Inteligjencë Artificiale (AI).

Në reagimin e tij, ish-ministri ironizon autorët e imazhit, duke shkruar se ata kanë përdorur një aplikacion të dobët për ta sajuar atë.

Siç mund të vërtetohet lehtësisht, ky imazh është FAKE dhe i bërë me AI. Çuna, keni përdorur një app të lodhur për ta sajuar këtë”, shkruan Mazniku.

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (AI) për krijimin e fotografive, videove dhe dokumenteve të manipuluara është kthyer në një nga sfidat më të mëdha të dezinformimit në rrjetet sociale në vitet e fundit.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese