Hapësire reklamuese

Politikë

Truproja e Ulsi Manjës gjakosi protestuesin, gazetari: Deputetët nuk kanë mbrojtje të posaçme, me ç'të drejtë e rrahën?! S'janë “pitbullë” që ua ndërsen kujt të duash

Shkruar nga Newsbomb
Truproja e Ulsi Manjës gjakosi protestuesin, gazetari: Deputetët nuk
Truproja e Ulsi Manjës dhe qytetari qe u gjakos - Mentor Kikia

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka shtruar disa pyetje publike për njohësit e fushës dhe të ligjet, se me ç'tagra truprojat personale të një deputeti përfshihen në akte dhune publike ndaj qytetarëve pjesëmarrës në protestë.

"Personi ne rreth, sipas mediave, eshte truproje e nje deputeti, Ulsi Manja. Ne organike deputetet nuk kane truproja. Por Manja e mban privatisht, mesaduket, nese nuk ka ndonje autorizim te posacem.

Tani, keta qe mbajne truproja private, a ka ndonje protokoll, se keta nuk jane “pitbulle” qe ua ndersen kujt te duash? Me cfare statusi ky njeri perfshihet ne akte dhune ndaj protestuesve?", shkruan ai.

Gjithashtu, ai pyet edhe nëse janë të justifikuara veprimet e efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët në tubimin e djeshëm përpara Parlamentit, qëllojnë me shkop gome e shkelma një qytetar të ndaluar.

"Kur nje person, edhe kriminel i rrezikshem me qene, eshte neutralizuar, a lejohet ushtrimi i dhunes? A jane te justifikuara veprimet e dy efektiveve te policise qe qellojne, me shkop gome dhe shkelma, dy njerez te shtrire pertoke dhe te hipur nga 5 police persiper?", vijon reagimi.

Mentor Kikia tregon se edhe në vitin 1996, dy truproja e kanë dhunuar atë gjatë një proteste opozitare, por sipas gazetarit, nga 1996 deri në 2026 kanë rrjedhur shumë ujëra dhe Shqipëria nuk mund të mbetet tek i njëjti standard.  

"Ne 1996, nja dy si puna e ktyre me kane dhunuar mua ne rrugicat e Parkut Rinia, ate kohe mbushur me kioska. Po dilja ne shesh ku mbahej nje proteste e opozites se kohes, sot ne anen tjeter te gardhit. Me njihnin qe isha gazetar jo qeveritar", përmbyll gazetari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese