Hapësire reklamuese

Rajoni

“Shekullofsh Ramush Haradinaj!” Ish-kryeministri i Kosovës feston plot 58 vite jetë, urimi i Anitës në qendër të vëmendjes: Jam dhurata më e mirë...

Shkruar nga Newsbomb
“Shekullofsh Ramush Haradinaj!” Ish-kryeministri i Kosovës
Foto ilustruse: Dedikimet për ditëlindjen e Ramush Haradinajt

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush haradinaj mnbush sot plot 58 vite jetë.

Urimet për politikanin e njohur kanë qenë nga më të ndryshmet e të shumtat , por vëmendjen më të madhe e ka marrë dedikimi që i ka bërë bashkëshortja Anita Muçaj.

“Gëzuar ditëlindjen Ramush! Gëzuar po ashtu 23 vjet martesë mes turbulencës dhe qetësisë! Të duam shumë krejt na bashkë Anita, Gjini, Hana dhe Trimi.

Ps. vazhdoj të jem dhurata më e mirë që ke marrë për ditëlindje!” shkruan spikerja e lajmeve në RTK.

“Shekullofsh Ramush Haradinaj!” Ish-kryeministri i Kosovës
 

Me rastin e 58-vjetorit Hardadinaj ka marrë dedikime me fjalë zemre dhe nga politikanë të njohur të Kosovës, të cilët i kanë uruar atij jetë e lumturi, ndërsa sjellin në kujtesë kontributin që ai ka dhënë për vendin.

“Sot, feston ditëlindjen burrështetasi që dha gjithçka për popullin e vendit tonë. Historia do të dëshmojë se kontributi i Ramush Haradinaj për lirinë e shtetin me këta kufij ishte vendimtar e historik. Gëzuar 58-vjetorin kryeministër Haradinaj, edhe 100 tjera” shkruan shefi i grupit Parlamentar i Aleancës Besnik Tahiri në postimin e tij.

“Një shekull ashtë pak, për çlirimtarin e madh e mburojën e atdheut.Shekullofsh Ramush Haradinaj, se Kosova ashtë e sigurt kur ti je këtu” uron Time Kadrijaj ish-kryeministrin e parë të Kosovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese