Hapësire reklamuese

Rajoni

Policia serbe arreston shqiptarin e Kosovës, akuzohet për krime lufte, familja e mohon: Është i pafajshëm, të zbardhet e vërteta (FOTO-EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Policia serbe arreston shqiptarin e Kosovës, akuzohet për krime lufte,
Personi i ndaluar Osman Selmani

Një shtetas nga Kosova është ndaluar nga policia serbe nën dyshimet për krime lufte.

Sipas mediave të Kosovës mësohet se është ndaluar shtetasi Osman Selmani, i cili aktualisht po mbahet nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte.

Lajmin për ndalimin e tij e ka bërë të ditur vetë familja Selmani e cila po ashtu ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij duke i cilësuar ato si të pavërteta.

“Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës” shprehet familja Selmani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese