Aurora Seranaj është prezantuar zyrtarisht si trajnere e ekipit të parë të femrave të La Nuova Alba Soccer. Njoftimi është bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ka patur edhe një reagim nga ana e vetë trajneres në profilin e saj në Facebook.
“Falenderoj Zotin që më hap dyer të reja dhe më jep mundësinë të jetoj ëndrrat e mia. Jam e vetëdijshme se çdo sfidë kërkon punë, disiplinë dhe përkushtim. Me këto vlera, do të nis këtë kapitull të ri, duke dhënë çdo ditë maksimumin për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat e tij”, shkruan Seranaj.
Përvoja e trajneres me ekipet e femrave në Shqipëri, ishte një tjetër faktor përcaktues që bindi klubin italian ta emëroj në këtë pozicion të rëndësishëm, prag sezonit të ri ku La Nuova Alba Soccer militon në Serie C italia
