Hapësire reklamuese

Sporti

ZYRTARE/ Ka dalë nga akademia e klubit shqiptar, sulmuesi transferohet te gjigantët e Sllovenisë

Shkruar nga Newsbomb
ZYRTARE/ Ka dalë nga akademia e klubit shqiptar, sulmuesi transferohet te
Behar Feta

Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Behar Feta është zyrtarizuar te gjigantët slloven të Maribor, transferim falas. Për 23-vjeçarin, ky është kalim te rivalët në elitën e futbollit të Sllovenisë, pasi edicionin 2025-2026 e mbylli me NK Aluminij.

Feta e ka nisur karrierën profesionale te Shkëndija e Tetovës, ndërsa me klubin shqiptar qëndroi për pak kohë, duke e vijuar kalvarin e rritjes profesionale te NK Domzale, NK Aluminij dhe tashmë pjesë e Maribor.

Për shqiptarin nga Shkupi, rezulton rikthim te Maribor, pasi ka luajtur edhe më herët, konkretisht në sezonet 2023-2024 dhe 2024-2025.

Sipas “Transfermarkt”, lojtari në fjalë vlen 500 mijë euro, ndërsa konsiderohet ekuivalent në fushën e blertë, pasi ka mbuluar jo vetëm të dyja krahët e sulmit, por edhe linjën e djathtë të mbrojtjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese