Klubi i Elbasanit ka vendosur të tërheqë përfundimisht numrin 27 në fanellë, për të nderuar kujtimin e ish-futbollistit të ndarë nga jeta, Fatjon Bunjakut.
Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, "verdheblutë", shkruajnë se me këtë vendim të marrë, Bunjaku do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë brenda klubit.
22-vjeçari humbi jetën tragjikisht në orët e para të mëngjesit të së dielës pas një aksidentit në aksin Vushtri-Mitrovicë. Të shumtë ishin reagimet që shkuan në drejtim të Elbasanit, familjes së të ndjerit dhe miqve të tij, ndërsa sot iu dha edhe lamtumira e fundit.
POSTIMI:
"Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme për Fatjon Bunjakun, numri 27 do të tërhiqet nga përdorimi në AF Elbasani dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së tij në klub."
