Hapësire reklamuese

Rajoni

Masakër në qendër të Podujevës, një person qëllon me breshëri plumbash qytetarët, ka disa të plagosur (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Masakër në qendër të Podujevës, një person
Pamje nga ngjarja

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të enjte në Podujeve ku një shtetas ka qëlluar disa persona.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur disa persona, ndërkohë që autori i kësaj masakre është vendosur menjëherë në pranga nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Podujevës ku autori, idenitetiti të cilit ende nuk dihet ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të disa personave.

Masakër në qendër të Podujevës, një person
Pamje nga vendi i ngjarjes © Klan Kosova

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën disa autoambulanca të cilat bënë të mundur dërgimin e të plagosurve drejt spitalit, ndërkohë që autori u neutralizua nga një efektiv policisë i cili në momentin kur ndodhi ngjarja ishte i veshur me rroba civile.

Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim dhe theksojmë se informacionet e afishuara më lart janë mbledhur në rrugë jo zyrtare!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese