Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndodh në Tiranë, maniaku fshihet në shkurre dhe kryen veprime të turpshme sapo sheh çifte (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Ndodh në Tiranë, maniaku fshihet në shkurre dhe kryen veprime
Maniaku

Një burrë rreth të 50-ave është filmuar duke kryer veprime të turpshme në publik këtë të diel në Tiranë.

Në pamjet e siguruara nga Newsbomb.al, burri shfaqet i fshehur mes shkurreve dhe i maskuar me një kapele. Sapo pranë tij kalojnë çifte ose gra, ai vijon të kryejë veprime të turpshme.

Po ashtu, në këtë zonë ndodhet edhe një rrugë automobilistike, në të cilën kalojnë automjete. Sa herë që i sheh, maniaku përpiqet të fshihet dhe qëndron i strukur derisa ato largohen.

Veprimet e tij kanë ngritur shqetësime te banorët e zonës, për shkak të pasigurisë që mund të krijojnë.

Ndërkohë, pritet që policia të identifikojë personin në fjalë dhe të marrë masat ligjore përkatëse ndaj tij.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese