Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Ku po shkojmë?”, Ministri Hoxha reagon pas veprimeve të dhunshme në protestë: Shqipëria më e zhvilluar se ndonjëherë, kemi ende shumë për të bërë

Shkruar nga Newsbomb
“Ku po shkojmë?”, Ministri Hoxha reagon pas veprimeve të
Ferit Hoxha

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me dhunën e ditës së djeshme në protestë. Sipas tij protesta nisi me idealizëm dhe vizon dhe rrezikon të shndërrohet në veprime të papërgjegjshme dhe dhunë.

Ai nënvizon se demokracia, liria dhe të drejtat nuk janë të dhëna, por të fituara me sakrifica dhe përgjegjësi. Hoxha e sheh rininë si motorin e vizionit për “Shqipërinë 2030”, një vend më demokratik, më i zhvilluar dhe pjesë e Bashkimit Evropian.

Reagim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha:

"Nga flamingot te arkivoli.

Nga mbrojtja e mjedisit te gjyqi publik.

Nga shqetësimi qytetar te papërgjegjshmëria.

Nga protesta paqësore te dhuna.

Nga vizioni për një Shqipëri të Re te rikthimi i një Shqipërie déjà vu – të vjetër, të kapërcyer dhe të papranueshme.

Quo vadis?

Demokracia, liria dhe të drejtat nuk janë të dhëna.

Ato janë fituar me mund, sakrifica dhe përgjegjësi. Janë fryt i dialogut, jo i intimidimit; i urtësisë dhe pjekurisë shoqërore, jo i imponimit.

#Shqipëria2030, ajo që ëndërronim e që duam, anëtare e Bashkimit Evropian, më e zhvilluara ndonjëherë, më demokratike dhe më e arritura në historinë e saj, mund dhe do të ndërtohet vetëm me punë, vizion dhe përkushtim.

Me rininë, me atë që sheh vetëm përpara, për të ndërtuar, sepse kemi ende shumë për të bërë”, shprehet Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në platofrmë "X".

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese