Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Mbyllet protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin
 

Pas tre orësh qëndrimi para Kryeministrisë, është mbyllur protesta e radhës e qytetarëve, e cila ka hyrë në ditën e 36-të. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Pas përfundimit të tubimit, ata nisën marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe duke brohoritur thirrje kundër qeverisë.

Organizatorët u bënë thirrje qytetarëve që të rrisin pjesëmarrjen në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme.

Marshimi vijoi sipas agjendës së protestës që ka shoqëruar qytetarët prej më shumë se një muaji.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese