Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nga vonesat mbi pesë orë deri te humbja e fluturimeve, sistemi EES ka kthyer udhëtimet në makth

Shkruar nga Newsbomb
Nga vonesat mbi pesë orë deri te humbja e fluturimeve, sistemi EES ka
Entry/Exit System (EES)

Sistemi i ri Entry/Exit System (EES), i cili shërben për regjistrimin e hyrje-daljeve në Bashkimin Evropian, ka krijuar vështirësi dhe vonesa për udhëtarët kohët e fundit.

Komisioni Evropian e ka pranuar këtë dhe ka deklaruar nëpërmjet një zëdhënësi se janë në dijeni të problemeve që kanë shoqëruar funksionimin e sistemit dhe po bashkëpunojnë me shtetet për monitorimin e situatës, por nuk kanë në plan ta pezullojnë këtë sistem pavarësisht pakënaqësive që u ka krijuar udhëtarëve.

Sistemi regjistron një sërë të dhënash në mënyrë elektronike në hyrjet dhe daljet e shtetasve që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke zëvendësuar vulat tradicionale në pasaporta. Të dhënat që mblidhen janë të dhëna biometrike, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia e fytyrës.

Mosfunksionimi i këtij sistemi ka krijuar radhë të gjata në aeroporte dhe pika kufitare, pritje që zgjasin deri në pesë orë, madje shumë prej udhëtarëve kanë humbur fluturimet e tyre.

Përfaqësuesit e industrisë së aviacionit i kanë kërkuar KE-së t’u mundësojë shteteve anëtare pezullimin e përkohshëm të sistemit në rastet kur fluksi i udhëtarëve tejkalon kapacitetet e pikave kufitare.

Sipas tyre, pa masa shtesë dhe rritje të numrit të personelit, situata mund të rëndohet edhe më tej gjatë kulmit të sezonit turistik në korrik dhe gusht.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese