Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Sot të jep kafe, nesër ta përmend!” Buzhala nuk heq dorë nga ironitë, Pacolli "me sytë" nga Aeroporti i Vlorës: Sapo të hyjmë brenda do e përfundojmë (REAGIMET)

Shkruar nga Newsbomb
“Sot të jep kafe, nesër ta përmend!” Buzhala nuk heq
Berat Buzhala e Behgjet Pacolli

Pas përplasjes së djeshme mes dyshes Pacolli-Buzhala, ky i fundit nuk ka hequr dorë nga ironitë ndaj miliarderit shqiptar.

Përmes një postimi të bërë në rrjet gazetarit shkruan se Pacolli është një nga personat që sot të jep kafe dhe me zënkën e parë me të, ai do ta përmendë.

“Kjo botë s’ishte e askujt. Sot ta jep një kafe, nesër si të mërzitet dhe ta përmend!” shkruan Buzhala ë postimin e bërë në orët e vona të mbrëmjes.

Nga ana tjetër, Behgjet Pacolli nuk e ka vijuar përplasjen me Buzhalën pasi nuk ka pasur një reagim thumbues nga ai.

Në një postim të bërë mëngjesin e sotëm miliarderi shqiptar teksa uroi një javë të mbarë, nënvizoi se do të nisë nga puna sapo ai të ketë akses në Aeroportin e Vlorës.

Ndërsa premton se me aksesin e stafit të tij brenda VIA-s së shpejti do të mundësojë për shqiptarët përfundimin e aeroportit.

“Ky projekt, pa asnjë bazë logjike apo juridike, vazhdon të mbahet peng nga grupe që veprojnë jashtë ligjit. Ne mbetemi të përkushtuar të kërkojmë nga institucionet shtetërore që të ndërhyjnë urgjentisht, të rivendosin ligjshmërinë dhe të mundësojnë hyrjen e stafit tonë në objektet e ndërtuara, për të përfunduar punimet e mbetura dhe për të riparuar dëmet e shkaktuara nga aktet e vandalizmit gjatë dy muajve të fundit” shkruan Pacolli.

Reagimi i Berat Buzhalës:

Ani, faleminderit prej tij, Behgjeti ne reagimin kunder meje i kish pas respektu do tradita te shqiptareve.

I kish pas ardhe ran me thane e kam marre nanen e Beratit me avion privat, kish pas thane prindin 

A po e shihni, mundemi me e pase do njerezillak edhe kur te mytmi me njani tjetrin.

Pra, kur ka hype nana jeme ne avion privat, keto influencerkat kane prite te check in’i kah 2 sahat.

Kjo bote s’ish e kerrkujna. Sot ta qet ni kafe, neser si t’idhnohet ta permend.

Reagimi i Behgjet Pacollit:

Mirëmëngjes, miqtë e mi të dashur!

Nga zemra ju uroj një fillim sa më të mbarë të kësaj jave. Uroj që çdo ditë t’ju sjellë shëndet, qetësi, buzëqeshje dhe arsye të reja për të besuar në të mirën.

Lus Zotin që, kudo që ndodheni, t’i kaloni këto ditë pranë njerëzve që doni më shumë, të rrethuar nga dashuria, harmonia dhe begatia. Le të jetë kjo verë një stinë e mbushur me gëzim, shpresë, suksese dhe kujtime të bukura për ju dhe familjet tuaja.

Ju falënderoj për respektin, mbështetjen dhe miqësinë që më keni dhënë vazhdimisht, e veçanërisht për solidaritetin tuaj në betejën tonë për ta përfunduar projektin e Aeroportit të Vlorës.

Ky projekt, pa asnjë bazë logjike apo juridike, vazhdon të mbahet peng nga grupe që veprojnë jashtë ligjit. Ne mbetemi të përkushtuar të kërkojmë nga institucionet shtetërore që të ndërhyjnë urgjentisht, të rivendosin ligjshmërinë dhe të mundësojnë hyrjen e stafit tonë në objektet e ndërtuara, për të përfunduar punimet e mbetura dhe për të riparuar dëmet e shkaktuara nga aktet e vandalizmit gjatë dy muajve të fundit.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Me përzemërsi,

Behgjet Pacolli

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese