Autoritetet italiane kanë “goditur” dy skema të krimit të organizuar, prej ku është zbuluar një rrjet i sofistikuar i pastrimit të parave, i cili 18 milion euro të përfituara prej trafikut të drogës, i shndërroi në shufra ari në mënyrë që të fshihte origjinën e tyre.
Operacioni u zhvillua mes Italisë dhe Kosovës, dhe solli sekuestrimin e pasurive në vlerë 2 milionë euro, si edhe nxori në pah lidhje me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve. Ky operacion u zhvillua nga Fiamme Gialle e Milanos dhe SCICO e Romës, në bashkëpunim me Xhandarmërinë Kombëtare Seksionin e Analizës dhe Kërkimit të Marsejës, përmes koordinimit të Eurojust dhe Europol. Dhe sipas mediave italiane është i lidhur me një tjetër operacion të kryer në 2025-ën, përmes së cilit u sekuestruan asete të tjera me vlerë mbi 30 milionë euro.
Sekuestrimi i aseteve në Kosovë, erdhi pas kontrollit të aseteve të kryera nga Guardia di Finanza, e cila këqyri disponueshmërinë e e llogarive rrjedhëse, aktivitetet tregëtare, pasurittë e paluajtshme dhe makinat luksoze të mbajtura jashtë italisë prej një çifti qytetarësh nga Kosova, të cilët banonin në provincën e Alessandrias, e që ishin hetuar në Itali për pastrim parash, e u arrestuan shtatorin e kaluar në Francë. Sepse u gjetën në posedim të mbi 50 kg shufra ari me cilësi të lartë , të fshehura në një fund improvizuar të makinës së tyre.
Në veçanti, aktivitetet hetimore kanë bërë të mundur përcaktimin se si paratë e drogës të mbledhura në Francë , të vlerësuara në jo më pak se 18 milionë euro gjatë 10 muajve nën hetim, dikur të përqendruara në shtëpinë e çiftit që jetonte në provincën e Alessandrias, u shndërruan në shufra dhe fletë ari me vlerë përkatëse me bashkëpunimin e individëve që veprojnë në sektorin e shkrirjes dhe transformimit të metaleve të çmuara të vendosura midis Lombardisë dhe Piemontes, raportojnë mediat italiane.
Pasi paratë “shndërroheshin” në shufra ari, fshehja e tyre bëhej më e lehtë për transportin e mëvonshëm në Kosovë, Turqi dhe Marok.
