Hapësire reklamuese

Bota

Franca nuk gjen qetësi nga vjedhjet, pas Luvrit bizhuteri me vlerë miliona euro grabiten nga një muze

Shkruar nga Newsbomb
Franca nuk gjen qetësi nga vjedhjet, pas Luvrit bizhuteri me vlerë
Foto e muzeut qe u grabit

Me sa duket Franca nuk gjen qetësi nga grabitjet e muzeve, kjo pasi sipas raportimit të mediave vendase bizhuteri me vlerë miliona euro u vodhën ditën e djeshme (e dielë) në muzeun e prodhuesit francez të qelqit luksoz Lalique.

Autorët hynë me forcë në muzeun në Wingen-sur-Moder, në Francën verilindore, rreth orës 05:30 të mëngjesit dhe u nisën drejt dhomës së bizhuterive.

“Rreth njëzet bizhuteri u vodhën. Humbja po vlerësohet aktualisht, por mund të arrijë në disa milionë euro, ndoshta afër katër milionë”, tha një burim për mediat franceze. Ndërsa muzeu lajmëroi se do të qendronte i mbyllur për disa ditë për shkak të vjdhjes.

Hetuesit deklaruan se: “Një alarm u dëgjua, por në kohën kur kompania e sigurisë kishte përfunduar kontrollet e saj, ishte një pastruese që mbërriti e para në vendngjarje dhe thirri policinë”, ndërsa aktualisht po shqyrtohen kamerat e muzeut, i cili i është dedikuar argjendarit dhe prodhuesit të qelqit të stilt Art Nouveau dhe Art Deco, Rene Lalique, dhe u hap në vitin 2011 pranë fabrikës së kompanisë.

Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar një grabitje e mirëmenduar në mes të ditës në muzeun e Luvrit në Paris vendosi sigurinë e muzeve në Francë në qendër të vëmendjes. Në Luvër u vodhën bizhuteri me vlerë 102 milionë dollarë, gjatë një bastisje e cila zgjati më pak se 8 minuta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese