Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën, teksa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi masiv të regjistruar nga Rusia me raketa balistike dhe dronë ndaj Kievit në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Ky sulm është regjistruar në prag të samitit të NATO, në Ankara i cili do të startojë të nesërmen, dhe pjesë në të do të marrë edhe presidenti Donald Trump.
Sipas autoriteteve të qytetit, disa ndërtesa banimi u goditën drejtpërdrejt, duke lënë banorë të bllokuar në apartamente, ndërsa automjete të shumta u përfshinë nga flakët. Ekipet e shpëtimit evakuuan banorët, përfshirë fëmijë, nga katet e sipërme të një ndërtese të dëmtuar në lagjen Podilskyi.
Mijëra qytetarë të Kievit u strehuan në vendstrehime, ndërsa vetëm pak orë para sulmit presidenti Ukranias Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar se Rusia ishte duke përgatitur një sulm të ri masiv. Sulmi vjen vetëm disa ditë pas një tjetër bombardimi rus ndaj Kievit, i cili sipas autoriteteve ukrainase kishte shkaktuar 30 viktima dhe konsiderohet ndër më vdekjeprurësit që nga fillimi i luftës.
