Foto nga vendngjarja
Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në në Koxhas, Fushë të Shijakut.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri është favorizuar nga era dhe temperatuarat e larta. Reja e dendur e tymit është përhapur në një zonë të gjerë dhe mbi autostradën Durrës-Tiranë.
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Shijakut, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri u është vënë disa mbeturinave, por më pas flakët janë përhapur më tej në zonë.
Deri më tani nuk ka raportime për të plagosur apo dëme materiale, më shumë detaje priten në vijim.
Sondazh
Poll
