Pamje nga sulmi
Dronët ukrainas kanë goditur rafinerinë ruse të Omskut më të madhën në vend, e cila ndodhet thellë në Siberi.
Ky konsiderohet një nga sulmet me rreze më të gjatë veprimi të kryera nga Ukraina që nga fillimi i luftës, njoftoi sot ushtria e Kievit.
Në një deklaratë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se sulmi shkaktoi një zjarr në rafinerinë e Omskut, e cila ndodhet rreth 2,700 kilometra larg territorit të kontrolluar nga Ukraina dhe pranë kufirit të Rusisë me Kazakistanin.
Guvernatori i rajonit të Omskut, Vitaly Khotsenko, konfirmoi se Ukraina kishte sulmuar rafinerinë dhe se mbrojtja ajrore ruse, kishte shkatërruar shumicën e dronëve të përfshira në sulm.
Sondazh
Poll
