Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Gërdec tjetër do të ndodhë", gazetarja ngre alarmin: Një skandal shumë i madh po i afrohet këtij vendi në fushën e sigurisë

Shkruar nga Newsbomb
"Gërdec tjetër do të ndodhë", gazetarja ngre
Foto ilustruese

Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, gazetarja Anduena Llabani, paralajmëroi se “një Gërdec i madh” mund të ndodhë në Shqipëri, duke nënvizuar se po luhet me çështje të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Ajo lidhi këtë me ardhjen e një ambasadori të ri, për të cilin siguria është prioritet. Llabani përmendi gjithashtu çështjen e “Aurba-Zvërneci”, që sipas saj ka nisur në vitin 2018 dhe lidhet me spiunazhe e skema të fshehta.

"Një Gërdec i madh do të ndodhë në këtë vend, sepse po luhet me ato pak gjëra të rëndësishme që i kanë mbetur këtij vendi. Këtu nuk bëhen gjërat rastësisht, në këtë vend ka skema të mirë menduara.

Një skandal shumë i madh po i afrohet këtij vendi në fushën e sigurisë. Jo më kot e them këtë pas asaj që thashë për ambasadorin që do të vijë këtu, pasi për të është shumë e rëndësishme çështja e sigurisë.

Unë di të them vetëm kaq, nëse në datën 1 tetor 2025 thashë që Aurba është Zvërneci, Aruba dhe Zvërneci kanë nisur në vitin 2018 dhe është një çështje që ka shumë spiunllëqe." tha ajo.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese