Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bllokimi i hyrjeve të Aeroportit të Vlorës, Pacolli apel institucioneve shtetërore: Respektoni vendimet e gjykatave dhe ndëshkoni fajtorët

Shkruar nga Newsbomb
Bllokimi i hyrjeve të Aeroportit të Vlorës, Pacolli apel
Biznesmeni Behgjet Pacolli

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish në lidhje me bllokimin e punimeve në Aeroportin e Vlorës, ku kompania e tij, MABCO, është aksionerja kryesore.

Pacolli shkruan se, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave, hyrjet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës vazhdojnë të mbeten të bllokuara. Biznesmeni thekson më tej se kompania e tij kërkon zbatimin e ligjit dhe respektimin e vendimeve gjyqësore.

Po ashtu, sipërmarrësi u bën apel institucioneve shtetërore që të mundësojnë rifillimin e punimeve dhe të marrin masa për ndëshkimin e përgjegjësve.

Postimi i Pacollit:

Edhe sot, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave, të cilat kanë shfuqizuar të gjitha “masat e sigurisë” të mëparshme si të pabazuara në ligj, hyrjet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës vazhdojnë të mbeten të bllokuara.

Ne  vazhdojmë të kërkojmë vetëm një gjë: zbatimin e ligjit, respektimin e vendimeve të gjykatave,  mbrojtjen e një investimi strategjik më qindra miljona eurosh në interes të Shqipërisë dhe të qytetarëve të saj.

APELOJMË te institucionet që të mundësojnë leshimin në OPERIM  të kësaj vepre (sipas kontratës së koncesionit dhe vendimeve gjyqësore) si dhe ndëshkimin e çdo fajtori qe jashteligjeshëm kanë bllokuar dhe vazhdojnë të bllokojnë këte vepër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese