Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apeli i Posaçëm lë në qeli Aleks Pepën, pjesë e grupit të narkotrafikut që drejtohej nga vëllai i tij Mir Pepa

Shkruar nga Newsbomb
Apeli i Posaçëm lë në qeli Aleks Pepën, pjesë e
Ilustrim: Vellezerit Mir dhe Aleks Pepa

Kërkesa e shtetasit Aleks Pepa për të dalë nga qelia është refuzuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e ka konsideruar të ligjshme masën e sigurisë "Arrest në burg" dhënë nga Shkalla e Parë, për vëllain e trafikantit Mir Pepa.

Ai u ekstradua nga Dubai një muaj më parë, pasi akuzohet se është pjesë e një grupi narkotrafiku që ka dërguar drogë në Europë, nga Amerika Latine. Ky grup, sipas përgjimeve në platformën "Sky Ecc", drejtohej nga vëllai i tij Mir Pepa.

Aleks Pepa ka qenë më parë i dënuar për grabitje e një sasie prej 1 milionë euro në Aeroportin e Rinasit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ndërsa pas daljes nga qelia është angazhuar në grupin e narkotrafikut që drejtonin vëllezërit e tij.

Në ditët e fundit të qershorit, në Dubai është ndaluar edhe vëllai i tij Jetmir Pepa (Mir Pepa) dhe së shpejti pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Mir Pepa, është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili u godit nga SPAK pak kohë më parë, në prill të këtij viti, në kuadër të trafikut ndërkombëtar të drogës. Organizata kriminale, trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt disa vendeve europiane.

Grupi kriminal i përbërë prej më shumë se 10 personash, mësohet se udhëhiqej nga 4 vëllezërit, Jetmir, Aleks (i njohur ndryshe si Shkëlqim), Urim dhe Lekë Pepa.

Urim Pepa, ka ndërruar jetë në një aksident rrugor, por komunikimet e administruara nga drejtësia në platformën "Sky Ecc", zbulojnë se ai ishte në përplasje me vëllezërit e tij për paratë e fituara nga trafiku i drogës.

Apeli i Posaçëm lë në qeli Aleks Pepën, pjesë e

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese