Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksioni ku AMP goditi lojërat e fatit pa leje, në ambientet e bar-kafesë gjendet edhe drogë (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Aksioni ku AMP goditi lojërat e fatit pa leje, në ambientet e
Aksioni i AMP-së në Krujë

Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e cila këtë të martë ka goditur një aktivitet të dyshuar të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ambientet e një bar-kafeje pranë Fushë-Krujës.

Por gjatë kontrollit të ushtruar në bar-kafenë nga punonjësit e AMP-së, janë gjetur 15 doza lëndë narkotike kokainë, me peshë totale 6.45 gramë. Lënda e dyshuar narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në këto ambiente u konstatuan: 4 pajisje elektronike kompjuterike, të dyshuara se përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit, 4 monitorë, pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, të dyshuara se përdoreshin për organizimin dhe ushtrimin e basteve sportive të paligjshme.

Ndërsa vijojnë hetimet ldhur me këtë rast dhe dokumentimin e plotë të përgjegjësive ligjore.

Njoftimi i mëparshëm i AMP: 

Goditet aktivitet i dyshuar i paligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, bazuar në informacionin e siguruar nga strukturat e Inteligjencës Operative të Agjencisë, ka ushtruar kontroll në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit A.S, në vendin e quajtur “Tregu Fshatar”, pranë Fushë-Krujës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këto ambiente janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 4 pajisje elektronike kompjuterike, të dyshuara se përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit;

- 4 monitorë;

- pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, të dyshuara se përdoreshin për organizimin dhe ushtrimin e basteve sportive të paligjshme.

Nga strukturat kompetente të AMP-së po kryhen veprimet e para hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të dyshuar të paligjshëm, identifikimin e personave të përfshirë në organizimin dhe ushtrimin e tij, si dhe verifikimin e çdo rasti të mundshëm favorizimi, mosveprimi apo përfshirjeje nga punonjës të Policisë së Shtetit apo subjekte të tjera të fushës së veprimit të Agjencisë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme, përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të çdo personi të përfshirë.

AMP mbetet e angazhuar në evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme që favorizohet, tolerohet apo mbështetet nga punonjës të strukturave që janë subjekt i mbikëqyrjes së saj, duke garantuar hetim të paanshëm, profesional dhe në përputhje të plotë me ligjin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese