Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tre episdode, 2.4 tonë drogë e trafikuar, SPAK arreston “kokën” e grupit kriminal, bashkëpunëtori i fisit Rraja (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Tre episdode, 2.4 tonë drogë e trafikuar, SPAK arreston
SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar arrestimin e një shtetasi të identifikikuar si Emiljan Burba  i cili dyshohet të ejtë “koka” e një grupi të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Mësohet se hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me auotritetet europiane të drejtësisë, Departamentin e Policisë Kirminale, Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), si edhe Eurojus dhe Europol.

Emiljan Burba është një emër i njohur për drejtësinë pasi ai është njëri prej krerëve të grupit kriminal që trafikoi rreth 2.4 tonë drogë në vendet e Europës dhe Ekuador, si edhe njëkohësisht bashkëpunëtor me anëtarët e fisit Rraja, rrjeti kriminal i goditur më herët nga SPAK. Në dhjetor 2025, SPAK goditi rrjetin kriminal të Fushë-Krujës. Nga operacioni 10 persona u arrestuan ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim. Mes të prangosurve ishin dhe 3 anëtarë të fisit Rraja, Gazmir, Përparim dhe Rexhep Rraja. 

Nga hetimet e deritanishme, rezultion se ky grup kriminal organizonte trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian.

“Një pjesë e komunikimeve mes anëtarëve të dyshuar janë përftuar përmes analizës së bisedave në platformën e enkriptuar Sky ECC, të administruara nga autoritetet franceze në kuadër të ndihmës juridike ndërkombëtare”, njofton më tej SPAK.

Teksa janë tre episode kryesore të trafikut ndërkombëtar  të drogës, njëri me 3 nëntor të 2020-ës ku autoritetet malazeze sekuestruan 1722 kilogramë marijuanë, e transportuar nga Shqipëria, më tej më 26 janar të 2021-shit autoritetet turke sekuestruan 236 kilogramë marijuanë, ndërsa në 23 nëntor 2020, në Holandë u sekuestruan 457 kilogramë kokainë.

Nga këqyrja dhe analiza e të dhënave të administruara, është bërë e mundur identifikimi fillimisht i 14 (katërmbëdhjetë) personave nën hetim, të proceduar më parë për interesa të këtij procedimi penal: I. S., (alias X.,), E. Sh., R. Rr., B. S (alias X), A. N (alias L. S.,), H. S (alias X, alias L.,), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A., (alias Ç.,), A. Gj., (alias I.,), A. Q., J. Ç., dhe M. B., ndaj të cilëve, janë caktuar dhe masat e sigurimit personal pasi dyshohen se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale në trafikimin të lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)  ka njoftuar arrestimin e një shtetasi shqiptar, të identifikuar me inicialet, E.B, i dyshuar si drejtues i një prej grupeve të strukturuara kriminale, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Procedimi penal nr.9 i vitit 2024 është rregjistruar më 18.1.2024 për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, pa autor.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet europiane të drejtësisë, Departamentin e Policisë Kriminale, Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), si dhe me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.

Nga hetimet e deritanishme janë krijuar dyshime të arsyeshme se grupi kriminal organizonte trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian. Një pjesë e komunikimeve mes anëtarëve të dyshuar janë përftuar përmes analizës së bisedave në platformën e enkriptuar Sky ECC, të administruara nga autoritetet franceze në kuadër të ndihmës juridike ndërkombëtare.

Hetimet kanë dokumentuar tre episode të trafikut ndërkombëtar të drogës:

Më 3 nëntor 2020, autoritetet malazeze sekuestruan 1,722 kilogramë marijuanë, e transportuar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.
Më 26 janar 2021, autoritetet turke sekuestruan 236 kilogramë marijuanë, të nisur nga Shqipëria drejt Turqisë.
Më 23 nëntor 2020, autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë në Portin e Vlissingen, ngarkesë e ardhur nga Ekuadori.
Nga këqyrja dhe analiza e të dhënave të administruara, është bërë e mundur identifikimi fillimisht i 14 (katërmbëdhjetë) personave nën hetim, të proceduar më parë për interesa të këtij procedimi penal: I. S., (alias X.,), E. Sh., R. Rr., B. S (alias X), A. N (alias L. S.,), H. S (alias X, alias L.,), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A., (alias Ç.,), A. Gj., (alias I.,), A. Q., J. Ç., dhe M. B., ndaj të cilëve, janë caktuar dhe masat e sigurimit personal pasi dyshohen se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale në trafikimin të lëndëve narkotike.

Si rezultat i hetimeve të mëtejshme është identifikuar shtetasi E.B, njëri prej drejtuesve të grupit të strukturuar kriminal, veçanërisht për episodin e dytë, të trafikut të lëndës narkotike drejt Turqisë. Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit E.B. Me vendimin nr. 51, datë 3.7.2026, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Kjo masë u ekzekutua më 6.7.2026 nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Ndaj personit nën hetim E. B., ndaj të cilit ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka konsumuar elementë të veprave penale:“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave për implikimin e personave të tjerë, që dyshohet të jenë përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.

SPAK falënderon autoritetet e drejtësisë turke, ekuadoriane, Eurojust dhe Europol për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese