Hapësire reklamuese

Aktualitet

Apeli lë në burg narkotrafikantin “Cinco”, Gjykata nuk i merr parasysh pretendimet se ai vuan nga një sëmundje: Më rrezikohet jeta

Shkruar nga Newsbomb
Apeli lë në burg narkotrafikantin “Cinco”, Gjykata nuk i
Ermir Ndrejaj

Ditën e sotme, mësohet se Apeli i Posaçëm mori vendimin për të lënë në burg shtetasin Ermir Ndrejajn, i njohur ndryshe dhe me nofkën Cinco.

Ndrejaj së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij që janë pjesë e grupit kriminal, dy vëllezërit Artur e Klevis Hoxhosmani, Erion Alibej i njohur si Krymi dhe Plaurent Dervishaj, akuzohen për trafikimin e 6 ton kokainë me vlerë 411 milion euro nga Ekuadori drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Burime për mediat bëjnë me dije se Ndrejaj kërkonte zbutjen e masës me pretendimet se vuan nga probleme shëndetësore, nga një sëmundje për të cilën nuk ka dhënë detaje, por që është shprehur se qëndrimi i tij në burg mund t’i rrezikojë jetën.

Siç kemi raportuar dhe më parë, ky grup kriminal u godit nga SPAK-u në korrikun e vitit 2025, pas zbërthimit të mesazheve të ndara në platformën Sky ECC, nga ku u zbuluan dhe episode të trafikut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese