Hapësire reklamuese

Rajoni

DETAJE tronditëse nga vrasja e shqiptarit në Suedi: Ekzekutim i pastër, Genti sa kishte mbaruar gjimnazin, ëndërronte të bëhej arkitekt

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE tronditëse nga vrasja e shqiptarit në Suedi: Ekzekutim i
Viktima Gent Maksutaj

Detaje të reja kanë dalë në pah nga vrasja tragjike e të riut shqiptar Gent Maksutaj, i cili u qëllua për vdekje gjatë orës 21 të së dielës në Suedi. 

Teksa hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, mediat e huaja kanë raportuar se ndryshe nga seç u tha fillimisht, vrasja e viktimës është në ekzekutim i pastër. Ndërsa thuhet se nuk përjashtohet mundësia që në krim të kenë marrë pjesë dhe persona të tjerë.

Sipas Aftonbladet, mënyra si u realizua sulmi që i mori jetën adoleshentit nxjerr në pah se bëhet fjalë për një ekzekutim.

Autori i ngjarjes, një 18-vjeçar që ka rënë në pranga, dyshohet se iu afrua viktimës me biçikletë, e qëlloi një herë dhe, pasi 19-vjeçari ra në tokë, iu afrua sërish duke e qëlluar nga afër.

Më pas u largua me tren drejt Stokholmit, ku u arrestua në një restorant Burger King. 

Po ashtu mësohet se viktima, shqiptari nga Kosova Gent Maksutaj sapo kishte mbaruar gjimnazin dhe ishte në pritje të vijonte më tej arsimin universitar në degën e arkitekturës. Mirëpo fati i tij ishte shkruar ndryshe dhe ai mbylli sytë përgjithmonë në lule të rinisë.

Në lidhje me tragjedinë kanë reaguar zemërthyer familjarë e të afërm të Gentit, të cilët kanë ndarë në rrjet lajmin e hidhur, për të cilin thonë se nuk ishte një djalë problematik apo të kishte lidhje me botën e krimit.

Deri më tani nuk kanë dalë në pah detaje në lidhje me ceremoninë mortore të tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese