Komisioni Evropian ka çuar përpara anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian më argumentin se Beogradi ka shënuar përparim në disa reforma kryesore.
Në një dokument të përgatitur për ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, Komisionin vlerëson përparimin e Serbisë në reformën në sistemin e drejtësisë, lirinë e medias, në shprehjen e votës dhe në bashkëpunimin më politikën e jashtme dhe të sigurisë.
Edhe pse ka bërë këto përparime sipas dokumentit nevojiten edhe reforma të mëtejshme veçanërisht në sistemin gjyqësor.
Ndonëse Beogradi është bashkuar me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, Komisioni shprehet se Serbia ka ofruar mbështetjen për Ukrainën dhe ka intensifikuar kontaktet politike me Kievin.
Kujtojmë se pak javë më parë presidenti i Serbisë Vuçiç mbrojti marrëdhëniet të vendit të tij me Kinën gjatë nëpërmjet një vizite në Pekin.
