Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Po vjen një valë ekstreme!” OBSH paralajmëron Europën: Temperaturat do arrijnë 43 gradë celcius, do ketë javë edhe më vdekjeprurëse

Shkruar nga Newsbomb
“Po vjen një valë ekstreme!” OBSH paralajmëron
Foto ilustruese

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka paralajmëruar se Europa mund të përballet me javë edhe më vdekjeprurëse, pasi një valë e re të nxehti po afrohet nga Atlantiku.

Sipas parashikimeve të deritanishme, temperaturat në portugali dhe jug të Spanjës do të arrijnë deri në 43 gradë celcius gjatë ditëve në vijim. Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, zhvilloi një takim urgjent me përfaqësues nga 41 vende të rajonit, Komisionin Evropian dhe organizata të shoqërisë civile për të diskutuar pasojat e valës së fundit të të nxehtit dhe masat për përballimin e asaj që pritet të vijë.

Ai theksoi se vendet që kishin hartuar plane konkrete veprimi reaguan më shpejt dhe arritën ta mbronin popullsinë e tyre gjatë valës së të nxehtit që goditi në fund të qershorit. Por numri i shtetev të cilët kanë një plan të tillë aktualisht janë më pak se gjysma e shtetev anëtare të OBSH.

Sipas ekspertëve, vala e të nxehtit që goditi kontinentin nga 20 deri më 28 qershor ishte më e rënda e regjistruar ndonjëherë në Evropë. Temperaturat ekstreme shkaktuan ndërprerje në prodhimin e energjisë, dëmtime në infrastrukturë dhe mbingarkesë të sistemeve shëndetësore. Vetëm në Francë, Holandë dhe Belgjikë janë regjistruar rreth 3.700 vdekje shtesë gjatë kësaj periudhe, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet pasi të dhënat janë ende paraprake.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese