Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë konfrencës me presidentin turk Erdoganm, në nisje të Samitit të NATO-s, tha se Groenlanda duhet të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara, jo nga Danimarka.
Pohimet e Trump se SHBA-të duhet të fitojnë ose kontrollojnë Groenlandën, një territor gjysmë-autonom danez, shkaktuan tensione midis Uashingtonit dhe Kopenhagenit para disa muajsh mes dy vendeve themeluese të NATO-s. Çështja që atëherë është zhvendosur në një pistë diplomatike.
“Kjo duhet të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara, jo nga Danimarka”, u tha Trump gazetarëve.
Trump tha se çështja e kontrollit mbi Groenlandën kishte dëmtuar lidhjet e SHBA-së me NATO-n.
“Kjo është ajo që dëmtoi marrëdhënien time me NATO-n, sepse Groenlanda nuk e ndihmon Danimarkën. Danimarka nuk shpenzon para për ta ndihmuar vërtet Groenlandën, por është një pjesë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe është e rrethuar nga anije kineze dhe anije ruse, dhe kjo nuk do të ndodhë. Ata nuk do ta pranonin këtë, dhe me të gjitha paratë që shpenzojmë për t'i ndihmuar ata me Rusinë", tha ai.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rubio, tha në qershor se bisedimet me Danimarkën dhe Groenlandën po vazhdonin çdo muaj.
