Hapësire reklamuese

Bota

Shembet një minierë ari në Sudan, humbin jetën 15 punëtorë

Shkruar nga Newsbomb
Shembet një minierë ari në Sudan, humbin jetën 15
Foto ilustruse

Të paktën 15 punëtorë humbën jetën si pasojë e shembjes së një miniere ari në veri të Sudanit të hënën.

Kompania Sudaneze e Burimeve Minerale njoftoi në një deklaratë se shembja ndodhi në minierën Mohamed Tawfiq, në zonën Samna të distriktit Wadi Halfa, në shtetin Verior.

Sipas deklaratës, një punëtor mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërsa trupat e viktimave iu dorëzuan familjarëve pasi u përfunduan procedurat përkatëse.

Kompania bëri të ditur se ekipet e saj mbërritën në vendngjarje menjëherë pas shembjes dhe u koordinuan me autoritetet lokale dhe ekipet e shpëtimit për zhvillimin e operacioneve për të shpëtuar viktimat.

Hetimet paraprake tregojnë se aksidenti ndodhi pasi një grup minatorësh hynë në zonë, pavarësisht se miniera ishte mbyllur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese