Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi dje se beson se presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë, pavarësisht sulmit vdekjeprurës ajror të Rusisë ndaj Kievit, që ndodhi dy ditë pas bisedës telefonike mes dy udhëheqësve.
Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump u pyet se përse Putini nuk duket se po “ndjen ndonjë presion”, duke pasur parasysh sulmin masiv ajror të Rusisë ndaj Kievit, i cili vrau të paktën 26 persona, vetëm dy ditë pas telefonatës së 4 korrikut.
"Epo, mendoj se ai ndjen presion. Ai dëshiron t'i japë fund kësaj," tha Trump. "Jemi në bisedime dhe do të shohim nëse mund ta përfundojmë."
Trump shtoi se nuk beson se lufta do të përfundojë aq shpejt sa mendojnë disa njerëz.
"Mendoj se po i afrohemi shumë më tepër sesa e kuptojnë njerëzit. Dhe Presidenti Putin dëshiron që kjo të marrë fund, do t'jua them këtë shumë fuqishëm", tha ai.
Po ashtu ai deklaroi se edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dëshiron që konflikti të përfundojë.
"Presidenti Zelensky në fakt dëshiron që kjo të përfundojë tani," u shpreh Trump.
