Hapësire reklamuese

Bota

Trump “thyen rrjetin” me deklaratën nga samiti i NATO-s në Turqi: Meloni është një person i mirë, e dua shumë

Shkruar nga Newsbomb
Trump “thyen rrjetin” me deklaratën nga samiti i NATO-s në
Presidentët Donald Trump dhe Giorgia Meloni

Deklarata e papritur e Donald Trump e bërë ditën e sotme, në një prononcim për mediat gjatë takimit për samitin e NATO-s në Turqi, ka "thyer rrjetin".

“Giorgia Meloni është një person i mirë” mësohet të ketë thënë Trump për gazetarët e mediave të huaja. Ndërsa ka shtuar se marrëdhënia e tyre “ u ftoh” pasi kryeministrja italiane nuk u dakordësua për të ndihmuar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, e cila u bllokua shpesh nga konfliktet SHBA- Iran.  

"Ajo refuzoi të përfshihej, kështu që kjo e prishi pak marrëdhënien time me të. Por më pëlqen. Mendoj se është një person i mirë, në fakt. Por mendoj se bëri një gabim", u tha Trump gazetarëve në Turqi, ku po merrte pjesë në një samit të NATO-s.

Edhe pse për një periudhë të gjatë kohore Meloni është parë si një aleate e ngushtë e Trump, marrëdhënia e tyre u “kris” muajin e kaluar kur presidenti amerikan tha për mediat e huaja se ajo i ishte “lutur” të bënte një foto me të në një samit të G7 në Francë.

Meloni reagoi menjëherë duke e mohuar këtë pretendim dhe e akuzoi atë për sajimin e historisë.

Trump tha se marrëdhënia e tij me Melonin u përkeqësua pak sepse ajo refuzoi të na ndihmonte me Iranin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese