Hapësire reklamuese

Politikë

Mallkime, sulme e akuza, Rama poston komentet e profileve false në Instagram dhe bën paralajmërimin e fortë: Së shpejti do të publikoj provat se kush qëndron pas tyre

Shkruar nga Newsbomb
Mallkime, sulme e akuza, Rama poston komentet e profileve false në
Kryeministri Edi Rama dhe komentet negative

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale. Këtë herë ai ka publikuar disa profile false që kanë bërë komente negative në postimet e tij në Instagram.

Në komentet e publikuara nga Rama, ndaj kreut të qeverisë hidhen akuza, sulme personale dhe mallkime, ku shumica e tyre lidhen me ditëlindjen e tij.

Kryeministri pretendon se komentet negative të publikuara nga profilet false janë të organizuara nga "Lindja", duke nënkuptuar Iranin ose shtete të tjera që, sipas tij, nuk janë mike me Shqipërinë.

Po ashtu, Rama ka bërë një paralajmërim të fortë, teksa shkruan se së shpejti do të publikojë edhe provat se kush qëndron pas, sipas tij, "helmimit" me gjuhën e urrejtjes digjitale.

Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja, ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale (së shpejti edhe provat)”, shkruan Rama në Facebook.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese