Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha ua “shet sapunin për djathë” shqiptarëve! Sulmon Edi Ramën me protestën në Prishtinë (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha ua “shet sapunin për djathë”
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha mesa duket nuk humb asnjë mundësi për të sulmuar qeverinë e  “armikut” të tij politik, Edi Ramës. Mëngjesin e kësaj të marte kryetari i Partisë Demokratike postoi një ngjarje të ndodhur në Kosovë, duke e shitur sikur të kishte ndodhur në Shqipëri.

Në atë video shiheshin fermerët të cilët derdhnin qumështit para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë. Epo, ky “fakt i vogël” ish-kryeministrit mesa duket nuk i intereson dhe ua servir ndjekësve të tij si një ngjarje të ndodhur pikërisht në Shqipëri.

"Fermerët derdhin qumështin para Ministrisë së Bujqësisë si protestë për politikat qeveritare të falimentimit të tyre”, shkruante Berisha në postimin e tij, ndërkohë që qytetarë të shumtë i lanë komentet duke i thënë se ka ndodhur në Prishtinë.

Sali Berisha ua “shet sapunin për djathë”
Nje nga komentet

Ndonëse ky postim u fshi më pas nga Berisha, nuk dihet nëse “qytetari dixhital” e ka “gënjyer”, apo vetë lideri i të djathtës shqiptare është përpjekur që ta transmetojë si një revoltë tjetër të qytetarëve në një kohë protestash në Tiranë.

Sali Berisha ua “shet sapunin për djathë”
Postimi i Sali Berishes i cili u fshi me pas

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese