Hapësire reklamuese

Politikë

“O njëra o tjetra, dreqi ta hajë!” Petro Koçi komenton protestën: Motori politik komandohet nga ithtarët e Berishës

Shkruar nga Newsbomb
“O njëra o tjetra, dreqi ta hajë!” Petro Koçi
Sali Berisha dhe Petro Koçi/ foto arkive

Ish-deputeti socialist Petro Koçi, ka kompentuar përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, episodin e regjistruar gjatë protestës të së shtunës kur një grup protestuesish “i dhuruan” kryeministrit një arkivol.

Sipas Koçit kreut demokrat i duket si amnisti morale “fakti që arkivoli u kthye për së dyti në një mjet të luftës politike nga lëvizja ‘qytetare’”. Ku për këtë të fundi thotë se komandohet nga ithtarët e tij.

“Bukuria e protestes u shemtua dhe shpresa se ajo do te impononte ndryshimet e nevojshme ne sistemin e demokracise tone po shuhen. Qesharak edhe pretendimi qe dhuna sponsorizohet nga qeveria ndersa dhunuesit konsiderohen si heronj. O njera o tjetra dreqi ta haje”, ka shkruar ai ndër të tejra.

Më tej ai ka pasur edhe një “mesazh”, për analistët në studio televizive, për të cilët thotë se do të mbeten me faj ata “që karriget e studiove u rrinë ngushtë e që mendojnë se karriget e Kuvendit mezi pop resin të ndenjurat e tyre”.

Postimi i plotë:

Berisha i lumtur qe perfundimisht nuk mbeti i vetmi qe dergoi nje arkivol perballe kryeministrise.

I duket amnisti morale fakti qe arkivoli u kthye per se dyti ne mjet te luftes politike nga nje levizje "qytetare".

Edhe pse eshte nje levizje motorin politik te se ciles e komandojne idhtaret e tij.

Bukuria e protestes u shemtua dhe shpresa se ajo do te impononte ndryshimet e nevojshme ne sistemin e demokracise tone po shuhen.

Qesharak edhe pretendimi qe dhuna sponsorizohet nga qeveria ndersa dhunuesit konsiderohen si heronj.

O njera o tjetra dreqi ta haje.

Cudia tjeter eshte urrejtja qe ka bere bashke ne nje front ballistet e vjeter, komunistet e rinj dhe vorio epirotet e perhershem.

Lufta per karrike e "lidereve" te shfrytezimit te protestes po e vjedh karburantin qe mban ndezur motorin e demokratizimit te metejshem te Republikes.

Metodat dhe skemat haxhiqamiliste i sherbejne vetem qellimeve te dumbabes.

Eshte mekat qe reagimi dhe presioni progresist i qytetareve te vertete jo partiake qe kerkojne ndryshime qe permiresojne performancen e Republikes te shkojne dem.

Ne kete rast faji do u mbetet edhe disa analisteve qe karriket e studiove u rrine ngushte e qe mendojne se karriket e Kuvendit mezi po presin te ndenjurat e tyre.

Qeveria duhet te kuptoje se ka plot gjera qe nuk shkojne mire e per te cilat ata, qytetaret jopartiake kane te drejte

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese