Hapësire reklamuese

Politikë

U kthye në simbolin e protestës, Altin Hila mesazh për kryeministrin Rama pas lirimit: Reflekto, jemi rritur herë me bukë e herë pa bukë

Shkruar nga Newsbomb
U kthye në simbolin e protestës, Altin Hila mesazh për
Ilustrim: Edi Rama dhe Altin Hila

Altin Hila, i cili ishte një nga 21 personat e arrestuar nga policia pas incidenteve të regjistruara të enjten para Parlamentit, ka dalë nga qelitë e paraburgimit në bllokun e sigurisë.

Hila, i cili u bë një nga figurat më të spikatura të protestës për shkak të pranisë së tij së bashku me djalin e tij me aftësi të kufizuara, u lirua nga qelia pasi Gjykata e Tiranës i caktoi masën e sigurisë "arrest në shtëpi".

Pas daljes, 36-vjeçari iu drejtua me një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që të tregojë më shumë vëmendje ndaj qytetarëve që jetojnë në kushte të vështira.

Rama, nëse duhet të reflektojë ndonjëherë në jetë, duhet të reflektojë për këta njerëz që jemi rritur herë me bukë e herë pa bukë. Bëje për patriotizëm”, tha ai gjatë një prononcimi për News24.

Kujtojmë se, pas publikimit të rastit të djalit të Hilës, shqiptarët u bënë bashkë dhe, përmes një fushate në GoFundMe, u mblodhën 130 mijë euro, të cilat do të shërbejnë për të ndihmuar familjen e re që jeton në zonën e plazhit të Durrësit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese