Hapësire reklamuese

Politikë

Shkatërrimi nga protestuesit i ambienteve të pritjes së Komisariatit nr. 3, Lamallari: Urrejtje e nxitur nga një deklaratë e papërgjegjshme

Shkruar nga Newsbomb
Shkatërrimi nga protestuesit i ambienteve të pritjes së
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka publikuar pamje nga shkatërrimi i ambienteve të pritjes në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, gjatë protestës së mbajtur mbrëmjen e djeshme.

Lamallari tha se shkatërrimi i ambienteve të pritjes së Komisariatit nr. 3 është pasojë e dhunës së nxitur nga një deklaratë e bërë mëngjesin e ditës së djeshme, ku, sipas tij, u bënë thirrje "për prova dhune dhe gjaku".

Më tej, ministri thekson në postimin e tij se vendi ynë është gjithnjë e më pranë Bashkimit Europian dhe se asgjë nuk do ta ndalë këtë aspiratë.

Postimi i plotë:

Një shembull konkret i ciklit të dhunës që nis me urrejtjen e nxitur nga një deklaratë e papërgjegjshme në mëngjes ‘për prova dhune dhe gjaku’ por që u ndryshua në drekë, iu hodh ‘benzinë’ pasdite nga moralistët, kritikët gjithollogë dhe delirantët revolucionarë si ushqim për rrjetin përplot me profile të hapura rishtazi dhe shumëfishuar nga zyra gjetkë, ndihmuar nga algoritmi dhe shoqëruar në fund me një pjatë të helmatisur simbolikash ataviste të një kulture që nuk ka vend në Shqipërinë evropiane.

Jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës kombëtare #Shqipëria2030 dhe asgjë nuk na ndal

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese