Hapësire reklamuese

Politikë

Qeveria në ndihmë të bizneseve shqiptare për të përballuar kursin e euros, Rama: Këtu jemi për të ardhmen, e shkuara iku nuk kthehet më

Shkruar nga Newsbomb
Qeveria në ndihmë të bizneseve shqiptare për të
Kryeministri Edi Rama

Në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama theksoi se bizneset shqiptare do të përgatiten që të përballojnë kursin e euros.

Ndërsa u mësua se një program financimi prej 250 milion eurosh për përgatitjen e biznesit për në tregun europian do të hyjë në zbatim që këtë vjeshtë.

“Është një sipërmarrje që do të përballojë kursin e euros. Zgjedhja tjetër është se si të mbrohemi e si të dalim përtej kufive që na imponon situata ku jemi. E si të inovojmë të transferojmë e adaptohemi. Sot sipërmarrje e saj si të gjitha ata që kanë bërë këtë zgjedhje, janë në një nivel tjetër kanë provuar që guximi shpërblen kur mbështetet nga një vizion i qartë, vullnet i fortë dhe idea që e ardhmja nuk ndalet, ajo vjen. E shkuara nuk kthehet se ajo ka ikur. Këtu jemi për të ardhmen sepse vjen e të shkuarën që nuk kthehet sepse ka ikur” tha Rama.

Duke theksuar se synimi është zhvillimi i bizneseve të vogla për të cilat tha se do të marrin mbështetje të madhe përmes programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama u shpreh se kjo kategori do të financohet nga qeveria shqiptare falë marrëveshjeve të kryera me Bankën e Shqipërisë dhe ato të nivelit të dytë.

"Çdo sipërmarrës i vogël dhe i mesëm do të ketë financim me mbështetjen e qeverisë shqiptare falë marrëveshje me Bankën e Shqipërisë dhe marrëveshje që kemi bërë me bankat e nivelit të dytë. Ne nuk do të ndalemi te një kuotë financimi si ajo që kemi parashikuar, do kemi më shumë. Nuk do të ketë asnjë biznes të vogël që nuk do të mbështet financiarisht. Këtu do të shërbejë dhe asistenca për përgatitjen e planit të biznesit" nënvizoi kreu i qeverisë shqiptare para të pranishmëve. 

Fjala e Edi Ramës:

Është një sipërmarrje që do të përballojë kursin e euros.

Zgjedhja tjetër është se si të mbrohemi e si të dalim përtej kufive që na imponon situata ku jemi. E si të inovojmë të transferojmë e adaptohemi. Sot sipërmarrje e saj si të gjitha ata që kanë bërë këtë zgjedhje, janë në një nivel tjetër kanë provuar që guximi shpërblen kur mbështetet nga një vizion i qartë, vullnet i fortë dhe idea që e ardhmja nuk ndalet, ajo vjen. E shkuara nuk kthehet se ajo ka ikur. Këtu jemi për të ardhmen sepse vjen e të shkuarën që nuk  kthehet sepse ka ikur.

Për t’iu gjendur pranë bizneseve me këtë përballje që po vjen me një shpejtësi në mënyrë të pandalshme integrimi në B. jemi në kushtet kur na duhet të rrisim mbështetjen për sipërmarrjen, gjë që e kemi bërë e do vijojmë ta bëjmë përgjithësisht. Ky është sistemi i krijmit të vendeve të reja të punës përmes lulëzimit të sipërmarrjes.

Ne duam që sipërmarrje e vogël dhe e mesme shqiptare të ketë shansin se nëse ka kapacitetin e kurajos së mjaftueshme, e idesë së qartë për të nesërmen, të ketë mbështetjen tonë. E mbështetja jonë për këtë kategori është domethënëse që do të zhvillohet përmes hapit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”.

Çdo sipërmarrës i vogël dhe i mesëm do të ketë financim me mbështetjen e qeverisë shqiptare falë marrëveshje me Bankën e Shqipërisë dhe marrëveshje që kemi bërë me bankat e nivelit të dytë. Ne nuk do të ndalemi te një kuotë financimi si ajo që kemi parashikuar, do kemi më shumë. Nuk do të ketë asnjë biznes të vogël që nuk do të mbështet financiarisht. Këtu do të shërbejë dhe asistenca për përgatitjen e planit të biznesit.

Ne do të rrisim financimin në mënyrë proporcionale në krahasim me aplikimet në start-upet.

Duam të informojmë 48 mijë ndërmarrje në të gjithë vendin. Dua të organizojmë një cikël prej qindra punësh, të rrisim standartet me përafrim ato europiane dhe konkurrueshmërinë.

Sipërmarrja ka nevojë për dije e mbi të gjitha të gjithë kemi nevojë për informim, për të kuptuar se çfarë vjen me përfshirjen e tregut të madh në BE.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese